Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hamas akuzon Netanyahun për pengim të marrëveshjes së armëpushimit

schedule15:13 - 29 Qershor, 2025

schedule 15:13 - 29 Qershor, 2025

Zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardawi, ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vendosjen e kushteve të parealizueshme që, sipas tij, synojnë të pengojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.

Sipas raportimeve të gazetës Haaretz, Mardawi ka deklaruar se Netanyahu po refuzon të pranojë disa nga elementët e marrëveshjes për të cilët më herët kishte dhënë miratimin.

Në një mesazh të publikuar në kanalin e tij në Telegram, Mardawi shkruan se Netanyahu po insiston në lirimin e vetëm dhjetë pengjeve, në vend të një lirimi të plotë dhe të menjëhershëm.

“Netanyahu nuk dëshiron një marrëveshje”, theksoi Mardawi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!