Me 221 km/h në aksin Sauk-TEG. Udhëtonte me një shpejtësi të frikshme që rrezikonte edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Policia e shtetit ka publikuar pamjet nga kontrolli me radar që ka kryer në rrugën Sauk-TEG, ndërsa u bën apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për një destinacion të sigurt.
“Radari dhe polici të shpëtojnë jetën. Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg.
221 km/h në aksin Sauk – Teg, Shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.
Stop shpejtësisë,stop shpejtësisë,stop shpejtësisë. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.
Mos shpejto të arrish aksidentin!”, njofton policia e shtetit./abcnews.al
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2549302745304847/