Më në fund Atalanta. Ekipi italian ka zhbllokuar ndeshjen në Ukrainë dhe është e kualifikuar për momentin. Timothy Castagne është autori i golit kaq të rëndësishëm kundër Shakhtar Donetsk. Belgu dërgoi topin në rrjetë në minutën e 66-të, por u anulua për pozicion të parregullt.
Italianët kërkojnë shikimin e VAR-it dhe kështu ndodh. Pamjet i japin të drejtë Castagne dhe Gjimshiti me shokë në festë. City po fiton 1-3 në Zagreb përballë Dinamos vendase dhe Atalanta duhet të ruajë avantazhin e çmuar për t’u kualifikuar. /abcnews.al
timothy castagne!!!#TimothyCastagne #Atalanta #ShaktarDonetsk #Football pic.twitter.com/HJuNxUnIZj
— Simeone (@futbolyazar_) December 11, 2019