Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcat izraelite kontrollojnë shtëpinë e prindërve të kolegut të tyre: Mesazhi për ushtarin shqiptar

schedule16:30 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 16:30 - 11 Dhjetor, 2019

Forcat izraelite vijojnë prej disa ditësh kontrollet dhe vlerësimin e dëmeve të banesave të dëmtuara në Shqipëri nga tërmeti i 262 nëntorit.

Gjatë ditës së sotme ata vizituan edhe shtëpinë e një kolegut të tyre me origjinë shqiptare duke i dërguar mesazhin se prindërit e tij ishin të sigurt.



Lajmin e ka bërë të ditur në facebook kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Postimi i plotë i Ballës

Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit, e cila sëbashku ekspertë vendas dhe të huaj po kujdeset për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa, të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, vizitoi edhe shtëpine e një ushtaraku me origjinë shqiptare të forcave ushtarake izraelite.

Ne telefonatën që ata i bënë kolegut të tyre B.D., i cili nuk mundej t’i gjendej prane familjes ne keto momente, e siguruan se prinderit e tij ishin mire dhe në duar të sigurta. Shokët e tij po kujdeseshin për prindërit dhe vëllezërit në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!