Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre vjet nga sulmi i Hamasit në Izrael/ Protestuesit ngjyrosin me të kuqe shatërvanin në Tel Aviv

schedule09:50 - 7 Tetor, 2026

schedule 09:50 - 7 Tetor, 2026

Protestuesit kundër qeverisë në Izrael kanë ngjyrosur me të kuqe shatërvanin në sheshin Dizengoff, në Tel Aviv, në përkujtim të përvjetorit të sulmeve të 7 tetorit.

Shatërvani është përdorur si një vend përkujtimor për viktimat e sulmeve. Rreth tij janë vendosur fotografi, lule dhe mesazhe në kujtim të personave të vrarë.

Më herët gjatë mëngjesit, protestuesit bllokuan edhe një nga rrugët kryesore të Tel Avivit, ku mbajtën një minutë heshtjeje për viktimat e sulmeve të 7 tetorit.



Në protestë u panë pankarta me mesazhe si “Populli do t’i kujtojë djemtë dhe vajzat e tij”, ndërsa në të tjera shkruhej “Një dështim i plotë” dhe “Fajtor”, pranë fotografisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Grupet kundër qeverisë në Izrael, mes tyre Këshilli i Tetorit dhe Lëvizja Kumu, kërkojnë një hetim publik për të zbardhur rrethanat e sulmeve të 7 tetorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!