Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fanatics gati: Për spektaklin e radhës, për disinfektimin e qytetit!

schedule15:30 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 15:30 - 11 Dhjetor, 2019

Fanatics këtë herë nuk kanë akuza për drejtuesit dhe futbollistët e Tiranës. Në fokus është derbi dhe rivalët e kuq. Ultrasit e bardhebluve nisin thumbimet dhe bëhen gati për ndeshjen e së premtes, ndërkohë që kërkojnë edhe angazhimin maksimal të të gjithë tifozëve.

“Sot, vetëm 48 orë nga ndeshja, morrat dhe morrat e Digitalbit vendosin se ku do të luhet ndeshja, biletat dhe ndarjen e tribunave… Vetëm 48 ore nga starti lojës! Pavarësisht të gjithave, Ne do të jemi aty! Shkojmë fort për Tironën, edhe për emrin e saj ikone!

Shkojmë, bashkë për spektaklin e radhës dhe disinfektimin e qytetit… Grumbullimi dhe nisja e kortezhit (allinblack) nga qendra e Kryeqytetit, në orën 15:00… Prezenca e cilitdo është e rëndësishme. Të gjithë bashkë, All In Black! Detaje të tjera të organizimit do të dalin në vazhdim! OOO NGJYREN E KUQE…”, shkruhet në postimin e Fanatics. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!