Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, në konferencën e djeshme para ndeshjes me Salzburg, pati një incident me përkthyesin gjerman. Bëhet fjalë për përgjigjen që kapiteni i ‘The Reds’, Jordan Henderson, deklaroi në një nga pyetjet, të cilën sipas teknikut gjerman, përkthyesi nuk e përktheu mirë. Kritikat e Klopp nuk munguan.
Megjithatë, në konferencën pas ndeshjes, tekniku i Liverpool e filloi prononcimin e tij duke i kërkuar falje përkthyesit. Madje në një bisedë në gjermanisht mes tyre. Më pas ai foli anglisht, ku deklaroi se është një idiot. Trajneri i kërkoi falje dhe e kaloi me të qeshura situatën.
VIDEO | “Është punë m***”, Klopp kapet me përkthyesin në konferencë
Ndërkohë Liverpool arriti të kalonte pa problem 0-2 Red Bull Salzburg, duke siguruar kështu kalimin në fazën me eliminim direkt në Champions League. Anglezët e mbyllën grupin në vendin e parë me 13 pikë, duke lënë mbas Napolin në vendin e dytë me 12 pikë. /abcnews.al
‘Sorry – I was an idiot!” ?
Jurgen Klopp begins his post-match press conference by apologising to the German translator he had criticised yesterday ? pic.twitter.com/VRMwLsKjR9
— Hayters TV (@HaytersTV) December 10, 2019