Të shikoni filma horror është njësoj si të ecni 30 minuta

schedule11:23 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 11:23 - 11 Dhjetor, 2019

Nëse jeni në mesin e personave që iu pëlqejnë filmat e frikshëm, atëherë kemi disa lajme të mira për ju.

Një studim i kryer nga Universiteti Westminster, i publikuar së pari në ‘The Telegraph’, ka zbuluar se të shikoni filma të frikshëm djeg 113 kalori.

Pra, kjo parimisht është ekuivalente me një ecje 30-minuta.

Por kjo nuk do të thotë se do t’i shijoni përfitimet e ajrit të freskët në natyrë duke qëndruar në shtëpi.

Për të rënë në këtë përfundim, shkencëtarët i kanë matur rrahjet e zemrës, oksigjenin dhe lirimin e dyoksidit të karbonit derisa dikush ishte duke parë një film horror.

Në fund të studimit, rezultatet treguan se numri i kalorive të djegura ishte rritur dukshëm deri në fund të filmit.

Ndërsa, sipas pjesëmarrësve, filmi më i frikshëm ka qenë ai i regjisorit Stanley Kubrick “The Shinning”, ku mesatarisht kishte ndikuar që shikuesit të djegin mbi 184 kalori për 2 orë e 26 minuta./abcnews.al