Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 shtetas nga Kosova, të arrestuar për mallra kontrabandë. Bëhet fjalë për Bekim e Ferhat Zenunin, Andi Grabanicën, Altin Maqastena dhe Ardian Ismaili.
Ata u arrestuan në dhjetor të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit pasi udhëtonin nga Stambolli drejt Tiranës ndërsa iu gjetën 14 valixhe me medikamente dhe një shumë prej 300 mijë euro. Medikamentet me peshë totale 17.1 kilogram u sekuestruan së bashku me vlerën monetare. Sasia e medikamenteve u konstatua nga doganierët e Doganës Rinas, grupi i Antikontrabandës dhe Policia kufitare e Rinasit.
Sipas hetimeve ka rezultuar se barnat mjekësore ishin blerë në Jordani dhe do kaloheshin nga Rinasi me destinacion përfundimtar Kosovën. Sipas prokurorisë, nga hetimet rezultoi se pesë personat kanë kryer veprën penale të kontrabandës së mallrave të licensuar të paautorizuar në Shqipëri.
/ abcnews.al


