Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni ‘Reset’ në Dhërmi/ Sekuestrohen 126 doza kokainë, pranga shitësit 46 vjeçar

schedule10:33 - 6 Qershor, 2025

schedule 10:33 - 6 Qershor, 2025

Vihet në pranga një 46-vjeçar që shiste kokainë në Dhërmi.

Sekuestrohen 126 doza lënde narkotike kokainë, para të përfituara nga shitja e saj dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjeje, kryesisht në lokalet e natës në zonën bregdetare të Dhërmiut, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, operacionin policor të koduar “Reset”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:



M. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte ky shtetas, në Drimadhes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 136 400 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!