Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Burrel, përplasen dy makina/ Plagosen gjashtë persona

schedule20:04 - 5 Qershor, 2025

schedule 20:04 - 5 Qershor, 2025

Gjatë persona kanë mbetur të lënduar nga përplasja e dy makinave në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel.

“Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to,  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!