Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me rreth rrotullimin e përroit të Zaranikës, në lagjen Haxhias.
Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al/

