Në Fier u finalizua operacioni policor i koduar “Kodimi”, ku u godit një grup kriminal.
Në një deklaratë për mediat, drejtuesi i Prokurorisë së Fierit. Elion Mustafaj deklaroi se deri më tani, janë arrestuar 4 persona.
Ky grup kriminal, merrej me trafik armësh dhe prodhim e shitje droge.
“Nga hetimet e deritanishme, është dokumentuar trafikimi i armëve dhe muncioneve, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Janë kryer në datë 2 qershor, janë kryer 13 kontrolle në banesa, magazina, sipërfaqe toke, ku janë gjetur prova. Është bërë arrestimi i 4 personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Këta persona ishin me precedentë të mëparshëm penalë”, theksoi drejtuesi i prokurorisë./abcnews.al

