Dy javë pas tërmetit, banorët e strehuar në kishë: Askush nuk ka ardhur të interesohet

schedule18:35 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 18:35 - 10 Dhjetor, 2019

Dy javë pas tërmetit të 26 nëntorit, ende nuk ka një zgjidhje për banorët e lagjes nr. 4 në Laç.

Janë me dhjetëra banorë, të cilët prej 14 ditësh vijojnë të strehohen në kishën e qytetit, pasi banesat e tyre janë të pabanueshme. Gazetari Juxhin Mustafaraj ndodhej në çadrën e improvizuar, ndërsa banorët shprehen se askush nuk ka ardhur të interesohet.

Nuk kam ku të shkoj deri sa të ketë një zgjidhje. Kam 2 invalidë brenda. Fëmijët kanë filluar shkollën dje këtu. Lagjia 4 pothuajse është e pabanueshme. Bashkia nuk ka ka kontaktuar, askush përvece kisha, na ka dhënë për të ngrëmë”, thotë një banore.

Ndërsa të njëjtin shqetësim ndan edhe një tjetër qytetare, e cila mes të tjerash kërkon rrugëzgjidhje.

Unë ushqime nuk kam marrë fare. Nga kisha dua ti falenderj shumë, edhe vullnatarët e kanë dhënë maksimumin e vet. Por duhet të na japin një rrugëzgjidhje, nuk kam ku të shkoj. Kam jetuar 22 vite jashtë shtetit, por si këtu nuk kam parë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!