Në redaksinë e “ABC News” një ditë më parë erdhi një video që tregonte se disa prindër në Shalës të Cërrikut nuk lejonin të hynte në shkollën e mesme mësuesi i matematikës. Ata pretendojnë se ai ju ngacmon seksualisht vajzat.
Sot kamera e “ABC News” shkoi në këtë shkollë dhe mësoi se mësuesi me iniciale K.H është pezulluar nga puna deri sa të verifikohen akuzat e prindërve dhe nxënësve për të.
Me sa duket problemi u zgjidh brenda për brenda fshatit dhe autoriteteve përgjegjëse siç ndodh rëndomtë në vendin tonë, pasi askush nuk donte të fliste. Ndryshe nga një ditë më parë që prindërit ishin shumë të indinjuar.
As drejtoria e shkollës dhe as zyra arsimore në Cërrik nuk kanë dashur të prononcohen.
Ndërsa Kryetari i Këshillit të prindërve ka pohuar jashtë kameras se çështja është në rrugën e zgjidhjes./abcnews.al