Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrolle në 4 ambjente në Berat pas letër porosisë belge/ Pranga 33 vjeçarit, ja çfarë iu sekuestruan

schedule11:28 - 21 Maj, 2025

schedule 11:28 - 21 Maj, 2025

Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, kryhen kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un. Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu.

Arrestohet 33-vjeçari dhe sekuestrohen sendet. Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.

Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!