Edoardo Reja iu përgjigj pyetjes së gazetarit Anton Cicanit sa i takon rinovimit me katër vite të kontratës. Në studion e ABC News, në “Pressing”, Reja pranoi se rinovimi për katër vite ishte një kërkesë e presidentit Armando Duka, si dhe pranoi se dëshiron të qëndrojë sa më shumë në krye të Shqipërisë, pavarësisht moshës.
“Kohëzgjatja e kontratës? Në karakterin tim, unë përgjegjësinë e ndjej gjithmonë. Përgjegjësia që unë ndjej, është gjithmonë sikur të kisha katër vite. Unë e pranova këtë detyrë, pasi presidenti ma propozoi.
Do të doja të rrija sa më shumë, jam gati ta nis këtë rrugëtim edhe pse nuk jam më i ri. Përderisa jam në gjendje ta bëj këtë punë, do ta bëj. Nuk jam vetëm unë, kam dhe stafin tim pas vetes, kemi edhe Salihin dhe Bulkun, që janë dy engjëjt e mi mbrojtës.
Kemi krijuar një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh. Në këtë këndvështrim, mund të bëjmë një punë shumë të mirë”, tha Reja./abcnews.al