Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i BE/ Frederiksen: Europa duhet të armatoset. Rama: Të punojmë për paqen

schedule19:03 - 16 Maj, 2025

schedule 19:03 - 16 Maj, 2025

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen deklaroi se Europa duhet të armatoset.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, Frederiksen u shpreh se Europa duhet të jetë e aftë për të mbrojtur veten.

Ndërkaq, kreu i qeverisë shqiptare, Rama deklaroi se duhet punuar për paqen.

Frederiksen: Nuk e di nëse ka, jemi vende të ndryshme evropiane, nuk mendojmë dhe veprojmë njësoj. Ne do të angazhohemi më tej në NATO për të shpenzuar më shumë, për të riarmatosur të gjithë aleancën. Duhet të mbrojmë veten. Me pasigurinë e SHBA, Evropa duhet të jetë e aftë të mbrojë veten. Nëse nuk jemi të aftë të mbrojmë veten, jemi shumë të brishtë. Na duhet të shpenzojmë më shumë për të mbrojtur veten.

Rama: Nuk ka kontradiktë. Ka të bëjë me theksin. Mbështes idenë që Europa duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj dhe për të investuar në kapacitetet e saj të vetëmbrojtjes. Unë besoj se kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër lidhet me emrin e vetë Europës. Europa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë pasur zili. BE është produkt i një ëndrre fëmijë, që askush nuk do e besonte, por ja që ndodhi. Ndaj besoj që po, na duhet të bëjmë ato që është folur për mbrojtjen. Kemi një të ardhme që duhet ta ndërtojmë. Ka edhe një pikëpyetje, pse duhej pritur Donald Trump që të merrte në konsideratë armëpushimin? Sepse ne ishim të apasionuar ndaj një kauze të drejtë, por humbëm terren në diplomaci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!