Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin mungon në Ankara/ Rama: Prej 1991, jemi përballë Rusisë. Shqipëria gjithmonë përkrah Ukrainës

schedule13:04 - 15 Maj, 2025

schedule 13:04 - 15 Maj, 2025

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin britanik në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj interesit të mediave të huaja lidhur me negociatat për paqe që do zhvillohen në Tiranë, mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Dua t’ju informoj se jeni në një vend që nga dryshimi i regjimit nga diktaturë në demokraci 35 vjet më parë, asnjë president a kryeministër rus nuk ka vënë këmbë këtu, dhe asnjë prej këtej nuk ka fluturuar në Rusi. Nuk na merr malli dhe as po kërkojmë a ndryshojmë. Është një histori e gjatë që lidhet me historikun tonë me ish Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë.

Thënë kjo duhet të them se ne kemi qënë në krah të Ukrainës dhe do vijojmë të jemi. Jemi të vetëdijshëm që edhe pse ky vend ka kryeministrin më të gjatë në NATO, nuk kemi fuqinë a peshën e shumë shteteve të tjera për të luajtu ndonjë rol madhor apo përcaktues, por nuk duhet të harrojmë se jemi të bekuar që kemi lindur në kontinentin e iluminizmit dhe në një hapsirë të njerëzimit ku lindi ëndrra e paqes së përhershme. Vetë Europa është një projekt i orientuar drejt paqes.Do bëjmë gjithcka të sigurohemi të kemi fuqinë për të mbrojtur lirinë tonë, nuk duhet të heqim dorë nga kërkimi i paqes. Është natyra e të qenit europian, dhe e te qenit nga ana e njerëzimit dhe jo e barbarëve, që të kerkojmë paqe edhe me barbarët ” u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!