Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në konferencë me Starmer: Është mirë të rrisim më shumë shkëmbimet tregtare

schedule12:45 - 15 Maj, 2025

schedule 12:45 - 15 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Stamer janë në një konferencë të përbashkët për mediat. Starmer është i pari kryeministër britanik që vjen në Shqipëri. Kryeministri Rama nënvizoi në fjalën e tij se Britania dhe Shqipëria kanë thelluar bashkëpunimin mes tyre.

Ndër çështjet e rëndësishme ku Rama u ndal ishte edhe emigracioni, duke thënë se në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve të paligjshëm në Angli. Kryeministri theksoi se në fokus të bisedimeve mes tyre, kanë qenë edhe shkëmbimet tregtare, duke nënvizuar se duhet ende punë për të shënuar më shumë rritje

“Kemi folur edhe për shkëmbime tregtare. Kemi një rritje të shkëmbimeve tregtare krahasuar me më parë rreth 27 për qind por shuma e përgjithshme është më pak se buxheti i skuadrës së Crystal Palace dhe është mirë që ta rrisim edhe më shumë”, tha ai.

Kryeministri britanik Keir Starmer, ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të BE që mbahet nesër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!