Radhët nuk ju ndahen shqiptarëve sado që kushtet në ambientet ku shërbehen përmirësohen. Zyra e aplikimit për karta identiteti në Vlorë u zhvendos në muajin gusht në ambiente më cilësore dhe u dyfishuan sportelet.
Por më pak se gjysma janë vënë në funksion ndaj dhe qytetarët nuk po shpëtojnë dot nga pritjet e gjata.
Rradhët do të jenë një makth dhe në vijim për qytetarët nëse nuk plotësohen me personel edhe 7 sportelet e tjera, pasi në vendin tonë kthehen dhe emigrantët për të aplikuar për dokumenta identifikimi.
Nëse asgjë nuk ndryshon me shumë të ngjarë qytetarët s’do të mbarojnë dot punë në kohë./abcnews.al