Banorët e pallatit 106 në Kurbin akuza të forta: Askush nuk vjen të verifikojë apartamentet

schedule14:09 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 14:09 - 9 Dhjetor, 2019

Një pallat 5 katësh në Laç nuk është inspektuar ende nga ekspertët. Vetëm përfaqësues të Bashkisë së Kurbinit ju kanë thënë banorëve që të mos hyjnë në apartamentet e tyre deri sa të bëhen verifikimet e plota. Banorët të indinjuar thonë se dëmet janë të mëdha dhe po bëhet gati dy javë pas tërmetit që ata nuk hyjnë dot brenda sepse nuk kanë garanci për jetën e tyre.

Banorët e pallatit 106 për shkak se nuk kanë pasur asnjë vëmendje nga institucionet shprehen se mund të ketë diçka të dyshimtë që deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

“Na thonë mos hyni në shtëpi po nuk kanë vënë ende një shenjë për të qënë më  të sigurt se është i pabanueshëm a jo”, shprehen banorët.

Në këtë pallat jeton dhe nënprefekti i Kurbinit po me sa duket dhe ai nuk e ka vënë ujin në zjarr që inspektimet të përshpejtohen./abcnews.al