Një debat në lidhje me zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) është krijuar këto ditë. Arianit Ahmeti u shkarkua nga detyra e zv sekretarit të FFK-së dhe shpërtheu në akuza kundrejt Agim Ademit, kreut të futbollit dardan, duke e akuzuar këtë të fundit se është shpallur fitues nëpërmjet zgjedhjeve të parregullta.
FFK ka reaguar me anë të një komunikate, aty ku tregon Procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, në të cilën ku konfirmohet mandati katërvjeçar i presidentit Agim Ademi.
Por jo vetëm kaq. FFK bën publike edhe interpretimin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike (organ i vetëm për të interpretuar statusin e OJQ-ve) dhe shkresën zyrtare nga UEFA, me të cilën konfirmohet se z. Ademi është i zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke i respektuar të gjitha procedurat demokratike për mandatin 4-vjeçar në krye të FFK-së. /abcnews.al