Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama pa Roshin, do sërish Kavajën/ Kryetari i PS-së: Votuat bufin, por ju harroi

schedule17:30 - 6 Maj, 2025

schedule 17:30 - 6 Maj, 2025

Edi Rama nuk e fsheh dëshirën për ta rimarrë sërish Kavajën. Në mitingun përmbyllës të fushatës, kryesocialisti kërkoi votën për partinë socialiste, si e vetmja alternative për rinisur siç thotë ai transformimin e këtij qyteti.

“Ne për Kavajën dhe Rrogozhinën natyrisht, por fiksimi është këtu. Duam që kavajasve t’u dalim borxhit. Nëse duam ta rimarrin edhe një herë transformimin e Kavajës duhet te na votojë neve…”, theksoi Rama.

Të cilësuara bastione të së djathtës, Kavaja dhe Tropoja thotë Rama kanë qenë qytetet që edhe pse e kanë mbështetur pa rezerva, kanë marrë vëmendjen më të pakët nga qeveria e Sali Berishës.

“Dy pika ishin që e mbështetën me sy mbyllur: Tropoja dhe Kavaja. Tropoja dhe Kavaja ishin dy qytetet me më pak investime nga qeveria. E hëngri Hysen e shkretë. Ku është Hysa? Ju them unë ku është: te barku i bufit. Min 31 Kavajën ne e nxorëm nga plehrat e harresës por edhe të një përçmimi që i vinte jo nga ne qe nuk ka kishte votuar kurrë, por nga ato që Kavaja i kishte votuar për gati çerek shekulli”, shtoi ai.

Për këtë arsye thotë Rama, në 11 maj, zgjedhja është e qartë.

“Ne në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi, por për kalin më të fortë që e udhëheq më shpejt karrocën e punëve tona. Si mund të zgjedhësh një gërmuq vetëm se është kali i Nahijes tënde. Si mund të vazhdohet mor se nuk e kuptoj. Si mund ta vazhdohet se ma tha bukur një zonjë. Gjithë jetën na kanë thënë duhet të kujdesemi për pleqtë, si mund të zgjedhim një plak të na udhëheq ne. Ore kush është demokrat, për njërzillëk nuk duhet ta votojë kënetën që të mos hyjë në gjynah me mbajt plakun e huaj rrugëve që nuk lidh më as fjalë”, tha kryesocialisti Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!