SARANDË- Kryeministri i vendit dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama tha se me hyrjen e Shqipërisë në BE, njohja e pensioneve të shqiptarëve që kanë punuar në Greqi mund të njihet automatikisht.
“Shqiptarët në Greqi janë në një ankth për njohjen e pensioneve.
Kemi filluar negociatat, por mund të zgjasin me vite, por fati e ka zgjedhur në dorën tonë që nëse ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe që i kemi sjellë gjërat aty ku nuk kanë qenë kurrë më parë, ne mund ta anashkalojmë gjithë negociatën bilaterale me atë pasaportë.
Në momentin që Shqipëria behët anëtare e BE, çdo shqiptar merr atë pasaportë. Ajo pasaportë të bën automatikisht qytetar të barabartë.
Pensionet, sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, sistemet e mbështetjes, të drejtat juridike, studentët nuk janë me studentë të huaj, por është njësoj”, tha ai, gjatë takimit elektoral në qytetin e Sarandës. /abcnews.al


