Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Morën peng 68-vjeçarin dhe i kërkuan para, goditet grupi në Tiranë, 5 në pranga

schedule10:50 - 30 Prill, 2025

schedule 10:50 - 30 Prill, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 68-vjeçar, Edvar Agalliu është marrë me forcë në rrugën “George W. Bush” në Tiranë dhe është mbajtur peng në një zonë periferike. Më pas autorët kanë kërcënuar bashkëshorten e 68-vjeçarit për t’i marrë 2 000 000 lekë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 29.04.2025. Policia ka vënë në pranga shtetasit Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli, të gjithë në Tiranë.

Shuma e parave i është dorëzuar 57-vjeçarit Bajram Ibraliu në zonën e Saukut, nga bashkëshortja e 68-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin 31-vjeçari dhe shtetasja 32-vjeçarja ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit Edvar Agalliu.

Sipas burimeve dyshohet se  68-vjeçari ka ngacmuar bashkëshorten e një prej autorëve dhe këta të fundit pasi e kanë marrë peng në këmbim të lirimit të tij kanë kërkuar shumën e 20 milion lekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!