Janë mbyllur tre sfidat e orës 15:00 në Premier League, sfida ku spektakli dhe përmbysjet e çmendura nuk munguan. Leicester City vazhdon të konfirmohet si forcë e dytë në Premier League, pasi dhe sot, ka mposhtur bindshëm Aston Villën në fushën e këtyre të fundit, me rezultatin 1-4.
Për “Dhelprat” shënuan Vardy x2, Iheanacho dhe mbrojtësi Evans. Ndërsa golin e vetëm për Aston Villën e shënoi kapiteni Grealish, në sekondat e fundit të pjesës së parë. Newcastle triumfoi me përmbysje 2-1 përballë Southampton, duke marrë tre pikë të arta. Ings shënoi për miqtë, por golat e Shelvey dhe Fernandez përmbysën gjithçka.
Sheffield United la pas atë humbje 0-2 në shtëpi përballë Newcastle dhe u rikthye te fitoret sot, duke mposhtur 1-2 ekipin e Norwich. Stevens dhe Baldock i dhanë fitoren djemve të Chris Wilder./abcnews.al