Itali, tre lëkundje tërmeti brenda 30 minutave, banorët qëndrojnë jashtë gjatë natës

schedule10:45 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 10:45 - 8 Dhjetor, 2019

Mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Aquilas në Itali janë regjistruar tre lëkundje tërmeti brenda 30 minutave.

Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 22:55 e shkallës 3.7 ballë me epiqendër 2 km nga qyteza Barete e me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës.

Pak minuta më vonë në ora 23:16 minuta është regjistruar një tjetër lëkundje në shkallën 3.4 ballë me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë. Ora 23:22 minuta është pasuar nga një tjetër e shkallës 2.2 balla.

Të shumta kanë qenë telefonatat e banorëve në Departamentin e Mbrojtjes Civile e të zjarrfikësve. Paniku e frika ka shtynë banorët e zonës të qëndrojnë gjatë natës jashtë banesave të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!