Papa Françesku, ati i shenjtë i cili mori këtë emër pasi u bë Papa I 266 I Vatikanit I dhe që emri i tij i vërtet ishte Jorge Mario Bergoglio u lind në Bueons Aires në Argjentinë në 17 dhjetor të vitit 1936 në një familje emigrantësh italianë.
Pasi studioi në shkollën e mesme për t’u bërë teknik kimie, ai punoi për një kohë të shkurtër në industrinë e përpunimit të ushqimit, por u ndje se rruga që ai duhet të ndiqte ishte rruga e kishës Katolike dhe ajo e Jezusit. Në moshën 21 vjeçare si pasojë e një pneumonie të rëndë Jorge Mario Bergoglio pati një ndërhyrje kirurgjikale ku mjekët I hoqën një pjesë të mushkërisë së tij të djathtë.
Me pas ne vitin 1958 Bergolio u bë pjesë e Urdhërit të Jezusit dhe vijoi studimet ne shkenca Humane në qytetin Santiagot të Kilit. Pas kësaj experience ai u kthyer në Buenos Aires ku u diplomua në master në degën Filozofi.
Pas diplomimit Jorge Mario Bergoglio dha mësim në lëndët letërsi dhe psikologji në një shkollë të mesme në Argjentinë ndërsa vijone studimet për teologji.
Ai u shugurua prift në vititn 1969 dhe bëri betimin e tij të fundit nën urdhërin e Jezuitëve në vitin 1973. Pas kësaj periudhe shërbeu si epror i provinces Jezuite të Argjentinës nga vitit 1973 deri në vitin 1979.
Mandati i Bergoglio si kreu i jezuitëve të vendit përkoi me grushtin e shtetit ushtarak në Argjentinë te vitit 1976 . Pergjate asaj qe u quajt Lufta e Pistë, një fushatë e diktaturës ushtarake të vendit kundër të majtës dhe partive të tjera të perceptuar 10 mijë deri në 30 mijë persona u shpallën të zhdukur pasi u rrëmbyen u torturan dhe u vranë nga policia. Pas përfundimit të ketyre trazirave Bergolio rrëfeu se kishte fshehur disa njerëz nga autoritetet dhe madje I kishte ndihmuar ata që edhe të largoheshin nga vendi.
Në vitet 1980 Bergoglio shërbeu si mësues dhe profesor seminaresh në Universitet. Pergjet po ketyre viteve ai ndoqi edhe studimet pasuniversitare për teologji në Gjermani ku mori titullin doctor shkencash . Në vitin 1992 ai u emërua ndihmës peshkop i Buenos Aires dhe më pas në vittin 1998 u be kryepeshkop I Argjentines. Ne vitin 2001 Bergolio u shugurua Kardinal nga Papa Gjonpali I dyte.
Gjatë krizës ekonomike në Argjentinë duke filluar nga fundi i viteve 1990, e cila kulmoi në vitin 2002 me zhvlerësimin e shpejtë të monedhës së vendit, Bergoglio fitoi një reputacion publik për përulësi, duke jetuar në një apartament të thjeshtë në qendër të qytetit dhe jo në rezidencën e kryepeshkopit dhe duke udhëtuar me transport publik ose në këmbë . Ai u bë një avokat i hapur për të varfërit dhe një “politikan” i aftë, duke promovuar me shkathtësi pozicionin e kishës për çështjet sociale në takimet me zyrtarë qeveritarë. Shpesh pati perplasje me qeverite e Argjentines pergjate viteve qe vijuan per shkak te politikave qe ata miratuan perfshire ketu edhe martesat ne te njejtin seks. Jeta e tij si kardinald dhe Kryepeshkop ne Argjenitine vijoi deri ne vitin 2013.
Në shkurt të vitit 2013 Papa Benedikti XVI dha dorëheqjen për shkak të shqetësimeve të tij që lidheshin me moshën dhe shëndetit. Konklava Katolike u mblodh në fillim të marsit me shpresat e zëvendësuesi I benediktit mund të zgjidhej përpara festës së pashëve.Bergoglio u zgjodh në votimin e pestë dhe zgjodhi emrin Françesku, për nder të Shën Françeskut të Asizit , i cili jetoi një jetë në shërbim të përulur ndaj të varfërve, dhe gjithashtu duke kujtuar Shën Françeskun Xavier një anëtar themelues i Urdherit te Jezusit .
Papa Francesku u be Papa I pare I zgjdhur nga Amerika e Jugut dhe I pari kre i Kishes Katolike I zgjedhur nga Shoqeria e Jezuiteve.
Pergjate me shume se 12 viteve te tij në Krye të Vatikanit, Papa Francesku u mbajt mend per luftën që bëri për transparence të mënyrës sesi Kisha katolike përdorte fodnet e saj si dhe gjithashtu për ndihmat e tij për të varfërit .
Ati I shenjtë kërkoi një qasje më të mëshirshme ndaj komunitetit LGBT duke përdorur frazën se “Ne nuk mund të Gjykojmë” ndërsa lehtësoi disa prej rregullave për divorcing si dhe ndihmoi në fuqizimin e Grave brenda institucionit të Kishës. Në fokus të punës së tij kanë qenë edhe masat për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.
Papa Françesku është njohur gjithashtu si negociator, si përshembull në përmirësimin e marrdhënieve mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara në vititn 2014. Ai gjithashtu ka bërë përpjekje për arritjen e paqes në vende si Siria, Ukraina dhe Sudani I Jugut. Franckesku ishe një mbështetësi I dialogur ndërfetar dhe njëkohësisht ka mbrojtur viktimat nga sulmet që kanë ndodhur brenda Kishës Katolike. Papa ka dëbuar disa peshkopë dhe klerikë të akuzuar për abuzime seksuale ndërsa konsiderohet gjithashtu si një ndër figurat me ndikimin tejet të lartë në mbarë globin duke promovuar drejtësi, paqe dhe mbi të gjitha reformim të Kishës katolike.
Pergjate Papatit te tij, syte e mediave ndërkombëtare dhe të gjithë botës kane qenë gjithnjë tek Papa Francesku. Një ndër momentet më të rëndësishme ky sytë e të gjithë botës ishin jo vetëm tek ai por edhe tek Shqipëria ishte në vizitën që ati i Shenjtë bëri në vendin tone.
Në 21 shtator 2014, Papa Françesku zhvilloi një vizitë historike në Shqipëri, duke u bërë Papa i dyte që vizitoi vendin pas vizites se Papa Gjonpalit te dyte ne 23 prill te vitit 1993.
Papa Francezku u prit me entuziazëm nga mijëra qytetarë dhe liderë shtetërorë në Tiranë. Gjatë fjalimit të tij, Papa vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri dhe e cilësoi atë si një model për botën. Në sheshin “Nënë Tereza”, ai mbajti një meshë madhështore me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve. Më pas, ai u takua me liderët e komuniteteve fetare, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe dialogut mes feve.
Gjithashtu, Papa u takua me familjarët e klerikëve të persekutuar gjatë regjimit komunist dhe i nderoi ata si martirë të besimit. Ai e përshkroi Shqipërinë si një vend që ka vuajtur, por ka ruajtur forcën dhe besimin. Gjatë qëndrimit të tij, ai vizitoi jetimoren “Betania”, ku u takua me fëmijët dhe personelin bamirës. Në fjalimet e tij, ai nxiti shqiptarët të vijojnë ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe solidare. Vizita e tij la një ndikim të madh, duke përçuar një mesazh paqeje, tolerance dhe shprese për të ardhmen e Shqipërisë.
Pas vizites se tij ne vititn 2014, Papa Francesku I ktheu serisht syte nga vendi yne , por kesaj here jo per nje vizite por per shenjterimin e Nene Terezes me nje ceremony madheshtore qe u mbajt ne vatikan ne 4 shtator te vitit 2016. Mijëra pelegrinë nga e gjithë bota, përfshirë shumë shqiptarë, morën pjesë në këtë ngjarje historike. Procesi i shenjtërimit nisi pas vdekjes së Nene Terezes më 1997 dhe përfshiu njohjen e dy mrekullive të saj nga Kisha Katolike.
Mrekullia e parë u njoh në vitin 2002, kur një grua indiane u shërua në mënyrë të pashpjegueshme nga një tumor në stomak pas lutjeve drejtuar Nënë Terezës. Mrekullia e dytë u miratua në vitin 2015, kur një burrë brazilian u shërua nga një sëmundje e rëndë në tru. Këto mrekulli ishin prova të ndërmjetësimit të saj hyjnor dhe i hapën rrugën shenjtërimit.
Gjatë ceremonisë në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku e quajti Nënë Terezën “shenjtëresha e mëshirës” dhe theksoi përkushtimin e saj ndaj më të varfërve. Ai tha se ajo ishte një shembull i gjallë i dashurisë dhe shërbimit për njerëzimin. Nënë Tereza tani njihet si Shën Tereza e Kalkutës dhe kujtohet më 5 shtator, dita e saj liturgjike.
Si vizita e tij ne Shqiperi po ashtu edhe Shenjterimi i Nene Terezes e kane bere Bergolion një njeri akoma më të dashur e vlerësuar nga Shqiptarët , krahas të gjithë vlerësimit botëror për Atin e Shenjtë.
Papa Françesku solli një frymë të re në Kishën Katolike, duke promovuar mëshirën, drejtësinë dhe kujdesin për më të dobëtit. Përmes reformave të tij dhe mesazhit të dashurisë universale, ai ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën. Udhëheqja e tij mbetet një dëshmi e fuqisë së thjeshtësisë dhe përkushtimit ndaj paqes dhe harmonisë mes njerëzve./abcnews.al

