Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“LaCivita, fjalim zhgënjyes”/ Avokati: Berishës në fushatë nuk i shkuan as kryetarët e degëve

schedule23:56 - 11 Prill, 2025

schedule 23:56 - 11 Prill, 2025

“Fjalim shumë zhgënjyes”, kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri në “Edicioni i Fundit” në ABC News, ndërsa komentoi fjalën e LaCivita-s, në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Avokati Beqiri, u shpreh se Berisha kërkon të rikthejë drejtësinë e kapur dhe me gjyqtarë të korruptuar, ndërsa shtoi se opozita është një organizatë kriminale e ish-kryeministrit.

“Shqiptarët e njohin shumë mirë Berishën dhe LaCivitës sot i dhanë një përgjigje. Dhe i thanë se si ishte Madhështore, si Shqipëria Madhështore me vrasjet e 5 mijë të tjerëve si i vrau në ’97. Do na e bëjë madhështore se do na sjellë edhe njëherë Sudën, se Suden e solli ai. Pra kjo është Shqipëria madhështore. Dhe në këtë aspekt LaCivita ngeli keq shumë sot. Dhe jam i bindur që do të ketë probleme të mëdha me ne. Ai akoma nuk e ka deklaruar për kontratën që ka bërë. Por ai harron që brenda PD ka të bëjë me banditë dhe do ketë probleme të mëdha me FBI LaCivita. Këtyre më 12 maj do ia hedhin fajin LaCivitës. Shumën e madhe ai e mori që t’i heqë non-gratën Berishës, por nuk ia hoqi dot”, tha avokati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!