Mori detyrën si Kryeprokuror, mesazhet e forta që dha Olsian Çela

schedule14:24 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 14:24 - 6 Dhjetor, 2019

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, i ka dorëzuar detyrën Olsian Çelës, i cili do të jetë Kryeprokurori i ri i vendit për 7 vitet e ardhshme. Në prezantimin para prokurorëve, Çela theksoi se vendi ndodhet në një situatë kritike pas ngjarjeve të tërmetit dhe ajo që presin njerëzit nga Prokuroria është drejtësia.

Olsian Cela ka marrë detyrën si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Përgjithshme të vendit. Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, i ka dorëzuar detyrën Olsian Celës para vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndihem shumë e vlerësuar që pata mundësinë për të drejtuar Prokurorinë në këto dy vite të vështira. Sistemi i drejtësisë është në një proces reformimi të thellë, kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë disa institucione. Jam munduar që prej ditës së parë të punoj me përkushtim ashtu siç duhet të bëjë çdo zyrtar i shtetit. Dështiroj të falenderoj të gjitë stafin që më kanë ndihmuar në këto dy vite. Një falenderim të veçantë kam për mediat, falenderoj për hapësirën që më keni kushtuar qoftë kur keni qenë dashamirës qofotë kur keni qënë dashamirë, qoftë kur keni qenë edhe më pak. Urime Prokurorit të Përgjithshëm. Jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një ish shokut tim të klasës”, tha Marku.

Duke u ndalur tek situata në kritike në vend pas tërmetit, Kryeprokurori Cela theksoi se përgjigja që Prokuroria duhet të japë është drejtësi, atë që kërkojnë edhe njerëzit.

“Në këto kushte mendoj se ka tashmë ka mundësi që institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme të japë një kontribut mjaft të rëndësishëm për të ndryshuar dhe për ti dhënë jetë ideve të reja. Sot ndodhemi në një situatë të vështirë, gjendemi në një krizë për shkak të ngjarjeve të fund muajit nëntor, besoj se përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të spikasë në raport edhe me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit sot kërkojnë drejtësi njerëzit sot  kërkojnë që më në fund në këtë vend të fillojnë gjërat të bëhen konkrete, dhe është një rast, pavarësisht se vjen nga një fatkeqësi shumë e madhe për vendin, është një rast që duhet të tregojmë se jemi në lartësinë e asaj që pret vendi, që njerëzit presin nga ne.”, tha Çela.

Kryeprokurori i ri Olsian Cela tha se tashmë vendi ka hyrë në një fazë të re të drejtësisë, që kërkon angazhim të ri edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

“Vlerësoj shumë zonjën Marku për punën që ka bërë. Natyrisht që tani hyjmë në një fazë të re ku po ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë, ka një konceptim tërësor të spektrit të së drejtës. Prokuroria ka pësuar ndryshim rrënjësor dhe kërkohet një rikonceptim të ri se si ky organ duhet të funksionojë”. 

Olsian Cela u zgjodh nga Kuvendi me 101 vota pro si drejtuesi i prokurorisë së përgjithshme për 7 vitet e ardhshme. Prokurori Çela ka hetuar disa nga dosjet më të bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në vitin 2016.

Pas dorëzimit të detyrës, që mbajti në mënyrë të përkohshme prej 2 vitesh, ish-kryeprokurorja e Arta Marku është larguar nga Prokuroria e Përgjithshme me taksi. Arta Marku është zgjedhur së fundi anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa tashmë pritet të vendoset se në cilën prokurori do të vijojë karrierën./abcnews.al