Agron Domi: TIFF zyrtarisht në Oscar me filmin e shkurtër

schedule15:24 - 15 Janar, 2018

schedule 15:24 - 15 Janar, 2018

Tirana Film Festival fiton të drejtën që të prezantojë në garën e çmimeve OSCAR për 2018 filmin fitues në seksionin e filmit të shkurtër. Drejtori i këtij festivali Agron Domi në një intervistë për ABC News shpjegon detajet.

Pas 15 vitesh ekzistencë festivali i filmit TIFF fiton të drejtën të çojë automatikisht fituesin e filmit me metrazh të shkurtër në Oskar. Drejtori artistik Agron Domi e cilëson një arritje, jo vetëm për festivalin, por për kinemanë shqiptare.

Ai pranon se tashme kërkesat për pjesëmarrje në këtë seksion janë shtuar  dhe gara për 2018 do jetë e fortë.

Ai kujton se edhe filmi kosovar “Shok” në këtë formë fitoi të drejtën për të garuar në Oskar, ndaj reagimi i kineastëve  kosovarë sipas tij ka qenë më i madh.

Tashmë gara për të qenë pjesë e TIFF-it, ka nisur seksioni i filmit të shkurtër   pritet të ketë një garë të fortë, por drejtori artistik mbetet me shpresën që kinastët shqiptarë të prezantohen mirë këtë vit, pasi i jepet shansi automatikisht për të garuar për çmimin Oskar./abcnews.al

Gazetare: Leontina Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!