Sekuestrohet kokainë me vlerë 470 milion euro

schedule07:20 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 07:20 - 6 Dhjetor, 2019

Rreth dy tonë kokainë, që vinte nga Kolumbia, me një vlerë prej 470 milionë euro, u sekuestrua në Poloni.

Lajmin e konfirmoi kryeministri polak.  “Ne kemi penguar kontrabandën më të madhe të këtyre viteve të fundit në Poloni”, deklaroi për shtypin, Mateusz Moraëiecki, i cili theksoi se vlera e drogës ishte rreth 470 milionë euro.

Droga kishte destinacion vende të Bashkimit Evropian. Kokaina e përzier me shkumës dhe transportuar në një kontejner, u zbulua nga dogana polake në portin e Gdynias. Gjithashtu policia zbuloi një laborator shumë profesional në perëndim të vendit.

Ndërkaë, u arrestuan katër kolumbianë, një iranian me banim në Gjermani dhe dy polakë u arrestuan.

“Është hera e parë në historinë e policisë polake që kemi të bëjmë me një laborator të tillë”, deklaroi për shtypin Jaroslaë Szymczyk, kryekomandant i policisë polake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!