Frank Lampard ka nevojë për një lojtar ofensiv dhe drejtuesit e klubit kanë piketuar përforcimin që duhet kryer. The Independent raporton se “Blutë e Londrës” janë gati të nisin negociatat me Wilfried Zaha.
27-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka shënuar dy herë këtë sezon dhe ka ndihmuar ekipin që të renditet në vend të shtatë për momentin me paraqitjet e tij pozitive. Ëndrra e madhe e Zaha është të luajë në Champions League dhe Chelsea do ia mundësonte diçka të tillë (një fitore kundër Lille e kualifikon Chelsea).
Marina Granovskaia, e cila mban rolin e drejtores teknike të klubit, ka nisur bisedimet me Federico Pastorello, agjentin e afrikanit. Palace nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e sulmuesit të djathtë në janar, por Chelsea, që pret të marrë “OK” për të kryer merkato, ka gati 80 milio9në sterlina, shumë që do sillte transferimin e lojtarit në “Stamford Bridge”. /abcnews.al