Xherdan Shaqiri shënoi golin e dytë për Liverpool në derbin kundër Everton, me të kuqtë e Jurgen Klop që po udhëheqin me rezultatin 2-1.
Sulmuesi me origjinë shqiptare përfiton mjaft mirë nga një asist perfekt i Sadio Mane, që duket në një ditë të shkëlqyer.
Në takimin tjetër mes Manchester United dhe Tottenham, Rashford ka shënuar golin e dytë personal, për t’i çuar shifrat në 2-1.
Talenti anglez fiton një penallti dhe arrin të gjejë rrjetën, për t’i dhënë një tjetër “shuplakë” ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho./abcnews.al