Telefoni po na deformon pa e kuptuar. Qëndrimi me kokën përkulur mbi të për një kohë të gjatë ka bërë që shumë persona të vuajnë nga gunga e bizonit. Një lakim jo normal i pjesës së sipërme të shtyllës kurrizore që e bën shpinën të duket më e rrumbullakosur. Sipas specialistëve problemi nuk është vetëm estetik.
“Mund të japë shqetësime si marrja e mendve, probleme me kolonën, sjellin më vonë dhe devijime të shtyllës kurrizore, probleme me qafën, vertebrat mbështeten me njëra – tjetrën mund të formohet hernie. Shpesh herë na vijnë me dhimbje koke, ju duket sikur ju errësohen sytë, probleme dhe me pjesën e frymëmarrjes …”
Pacientët në klinikat e fizioterapistëve janë trefishuar. I përkasin të gjitha moshave, por më shqetësuese deformime të tilla janë tek më të vegjlit.
“Deri në moshën 20 vjeç kockat janë më delikate dhe ato janë raste më delikate. Shohim fëmijë, adoleshentë, moshat e mëdha. Kur përdorim telefonin, mos jetë krrusja totale dhe qafa komplet poshtë, të mundohen të qëndrojnë drejt dhe të punojnë me krahët.”
Problemi shkaktohet nga qëndrimi i keq. Qoftë dhe në zyrë para kompjuterit. Specialistët ju këshillojnë lëvizje të thjeshta çdo dy orë.
“E mira do ishte që të ëendrojmë ulur, drejt, më këmbët e mbështetura mbi tavolinë.
Me posturë drejt, e kthejmë kokën nga njëra anë, me dorën mundohemi të tërheqim pjesën e qafës, qëndrojmë disa sekonda, edhe e lirojmë në anën e kundërt.
E çojmë kokën nga prapa. E mbajmë. Këshillojmë të mbahet disa sekonda. “
Në fillesa të problemit zgjidhja mund të vijë përmes fizioterapisë e cila ndihmon në forcimin e muskujve dhe korrigjimin e qëndrimit.
Në raste më të rënda mund të jetë e nevojshme vendosja e një mbajtëse kurrizore për të parandaluar lakimin e mëtejshëm. Nëse situata komplikohet pacienti mund të shkojë deri në ndërhyrje kirurgjikale./abcnews.al

