Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk kërkoj ndjesë”, Zelensky pas përplasjes me Trump: Dua garanci për vendin tim

schedule08:45 - 1 Mars, 2025

schedule 08:45 - 1 Mars, 2025

Menjëherë pas përfundimit të takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë Zelensky u shfaq në intervistën që ishte planifikuar në Fox News.

Kreu i i shtetit refuzoi t’i kërkonte falje presidentit amerikan Donald Trump mbi atë se çfarë ndodhi në zyrën ovale, ndërsa tha se është mirënjohës për të gjithë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës. Zelensky vijoi të insistonte për garanci të forta sigurie duke thënë se nëse nuk ka garanci Sigurie, Putin do të rikthehet sërisht për të pushtuar.

“Unë i respektoj ushtarët e mi dhe njerëzit tanë, civilët që po na mbështesin. Nuk mund ti them atyre ndaleni këtë luftë sepse të gjithë kanë frikë se Putin do të rikthehet nesër. Ne duam paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Askush nuk ka dëshirë më të madhe se ne që ti japim fund kësaj lufte, por ne po luftojmë për liri kundrejt një pushtuesi. Një armpushim pa garanci Sigure është asgjë. Dua që Amerika të qëndrojë në krahun tone. Marreveshja e mineraleve do të ishte garancia e parë. Putin e ka thyer 25 here armepushimin ne keto 10 vite.”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se përplasja në Shtëpinë e Bardhë nuk i shërbeu askujt megjithatë ai tha se marrëdhënia mes tij dhe Trump është një marrëdhënie që mund të shpëtohet.

“Sigurisht që kjo marrëdhënie mund të shpëtohet sepse është përtej dy presidentëve. Eshte një marrëdhënie midis dy popujve tanë dhe kjo është arsyeja se përse e kam nisur gjithcka duke falenderuar Amerikës.”, shtoi ai.

Pasi e përzuri nga Shtëpia e Bardhë , presidenti amerikan deklaroi për Ggazetarët se takimi me Zelenskyn nuk shkoi mirë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se ai dëshiron paqe ndërsa Zelensky luftë.

“Patëm një takim me presidentin Zelensky siç ju e dini dhe gjërat nuk shkuan shumë mire të paktën nga ajo çfarë ai priste. Ne nuk po kërkojmë dikënd që të fuqizohet me një marrëveshje me ne dhe pastaj të thotë duam paqe sepse jemi më të fuqizuar tani. Kjo ishte ajo çfarë unë pashë nga ai. Ne nuk po kërkojmë të shkojmë në një luftë 10 vjeçare dhe të luajmë lojëra. Ne duam paqe, ne po kërkojmë paqe ndërsa ai po kërkon luftë. Ata kanë nevojë për një armëpushim urgjent por ai nuk do armëpushim”, tha Trump.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky u sulmua për qasjen e tij në Zyrën Ovale edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, i cili tha për CNN se Zelensky duhet të kërkojë falje ndërsa tha se ka dyshime se kreu i shtetit ukrainas po kërkon paqe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!