Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Koncesioni i sterilizimit, gjithë sy e veshë për procesin”/ Rama: Ishim vendi me numrin më të madh të infeksioneve spitalore në Evropë

schedule11:28 - 27 Shkurt, 2025

schedule 11:28 - 27 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me asambletë socialiste në njësitë nr 3 dhe 4, u ndal edhe te shëndetësia. Kreu i qeverisë tha se po ndjek “gjithë sy e veshë” procesin gjyqësor për sterilizimin, ndërsa shtoi se Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të infeksioneve spitalore në Evropë.

“Ka problem shëndetësia por kemi ndërtuar 53 spitale. 10 totalisht të reja që nuk ekzistonin, 43 të tjera nga themelet i kemi rrëzuar në tokë dhe ringritur. 400 qendra shëndetësore ka sot Shqipëria. gjeje dhe një krevat me ndryshk. Tani kemi 400 qendra shëndetësore që kanë infermierë dhe pajisjet e nevojshme për shërbimin parësor, që të mos flas për sterilizimin se i gjithë populli ka dëgjuar se është bërë korrupsion i madh.

Jam sy e veshë për të parë rezultatin e procesit, por di një gjë që kur ne e bëmë sterilizimin, Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të infeksioneve spitalore në Evropë. Si rregull futeshe në spital për një organ, dhe merrje edhe një infeksion. Kjo bënte që mbasi mbaroje punë me operacionin të rrije edhe disa ditë të tjera për infeksionin. Sot të njëjtat materiale për infeksionin në Gjermani përdoren edhe në Shqipëri. “, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!