Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha mbron paktin e tij të detit/ Nostalgji për marrëveshjen e 2009: Ishte e mirë

schedule15:25 - 25 Shkurt, 2025

schedule 15:25 - 25 Shkurt, 2025

Për të dytën ditë, Sali Berisha përpiqet të gjejë dritare mediatike të shtetit fqinj, ndonëse periferike, për ti ofruar Greqisë një marrëveshje të re për detin.

Në një intervistë për gazetën To Manifesto, Berisha premton se ka synime të dialogojë në frymën e mirë me qeverinë greke, për të arritur një marrëveshje si në 2009.

“Ajo ishte një marrëveshje e mirë, win-win, Sigurisht nuk kishte arsye që as Greqia as Shqipëria të humbnin. Sigurisht, ky çështje do të zgjidhet përmes dialogut me frymën e mirë, ashtu siç e bëmë (në vitin 2009) me vullnetin për ta zgjidhur problemin. Këtë synojmë, nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet, marrëveshja do të përfundojë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të jenë shumë të shkëlqyera.”

Për dështimin e marrëveshjes së 2009, Berisha paraqet para grekëve si fajtor Edi Ramën, dhe jo Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi me votim 9-0. Si provë, ai tregon se më vonë, kur Greqisë i ngeli hatri me negociatat me Ramën, ishte i pari që u doli në mbrojtje e denoncoi palën shqiptare.

“Sigurisht, Kotzias ishte shumë i zemëruar, ndërsa edhe unë e denoncova. Nuk mund të sillesh kështu. E di vendimin e gjykatës. Duhet të jesh serioz.”

Në këtë intervistë, Berisha kujdeset të thotë se gjatë qeverisjes së tij, Himara nuk ka patur problem me pronat, dhe se Fredi Beleri apo Vasil Bollano kanë qenë njerëz të ndershëm e mbrojtës të interesave të komunitetit.

Kurse, kur pyetet për marrëdhëniet me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis, përpiqet ta shmangë duke kujtuar se 30 vite më parë, ka takuar të atin.

Nëse 16 vite me parë, Berisha këmbente detin për liberalizimin e vizave, tashmë pyetja është, çfarë kërkon ish-kryeministri nga Greqia?/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!