Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Këneta, e mobilizuar për llogoren anti korrupsion”, Rama përmend shifrat e BE: Shqipëria, e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike

schedule08:52 - 25 Shkurt, 2025

schedule 08:52 - 25 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live në Facebook, u shpreh se opozita e përdor luftën kundër korrupsionit si një “mjet” politik, pavarësisht se vetë është subjekt i drejtpërdrejtë i drejtësisë.

Kreu i qeverisë përmendi shifrat e BE-së që flasin se Shqipëria ka bërë përparim në luftën anti korrupsion ndërsa shtoi se në integritetin e prokurimeve publike, vendi renditet i pari në rajon.

“Sot kemi mbulim histerik të gjithë temës së korrupsionit në të gjitha kanale, portale, ku këneta është e mbimobilizuar pavarësisht se është subjekt i drejtpërdrejtë i luftës antikorrupsion, për të spërkatur me llumin e vet gjithçka, këdo dhe vazhdimisht dhe me strategji për ta përdorur llogoren anti korrupsion, përkatësisht SPAK si mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit, rrugës së denoncimeve të gjithfarshme dhe shantazhi permanent. Kjo është njëra anë e medaljes dhe është ajo që krijon perceptimin se këtu janë të gjithë hajdutë, ndërkohë që çfarë thonë faktet konkrete dhe pse BE e konsideron Shqipërinë që është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe në hapat e fundit për t’u bërë pjesë e BE. Nuk të bën njeri pjesë nëse të dhënat konkrete të diagnozës tënde nuk tregojnë se ti je për atë ligë. Nuk të bën njeri. Ka disa të dhëna. Ku është zona më e ndotur nga korrupsioni, aty ku janë paratë publike dhe si përdoren nga qeveria e institucionet. Përdoren përmes garave, tenderave dhe natyrisht tek tenderat, integriteti i garave qëndron një nga pikat kyçe të betejës për modernizimin e shtetit dhe largimin e duarve të korrupsionit nga fondet e përbashkëta publike. Çfarë thotë BE? Shqipëria ka bërë përparimin më të madh nga të gjitha vendet e rajonit për integritetin e prokurimeve publike, të parët në rajon nga 80 pikë nga 100 të mundshme, i dyti është Mali i Zi. Që dmth që në prokurimet publike ka shumë më pak korrupsion dhe mundësi korrupsioni se në vendet e tjera të rajonit tonë. Po të shikosh nga brenda të gjithë strukturën që kemi ndërtuar, kupton që ka arsye pse ka ardhur ky rezultat. Për të gjithë ata që nuk e dinë, sot ministritë nuk bëjnë më tendera.”, u shpreh Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!