Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, ku në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.
Policia thotë se janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë. Gazetari Elton Nika raporton se janë marrë kamerat e sigurisë në afërsi të zons për të identifikuar autorin/rët e ngjarjes.

