Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës pas janë kapur me doza kanabisi.
Në pranga kanë rënë: E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe A.L., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë në Vlorë pasi nga kontrolli personal dhe nëpër banesat e tyre, specialistët e narkotikëve kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 18 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim./abcnews.al