Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndikimi i zgjedhjeve në Gjermani/ Vakaj: Tregjet pritet të fitojnë siguri. Tarifat e Trump? Nuk janë mjeti i duhur për një ekonomi të qëndrueshme

schedule14:33 - 24 Shkurt, 2025

schedule 14:33 - 24 Shkurt, 2025

Zgjedhjet e zhvilluara në Gjermani të dielën kanë dhënë menjëherë efekte e para në forcimin e monedhës europiane e cila ka arritur nivelin më të lartë në dy muaj. Gjatë ditës së hënë, euro u ngjit në 1.05 kundrejt dollarit amerikan e po ashtu edhe tregjet evropiane të aksioneve janë hapur me rritje.

Dritan Vakaj, drejtor i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit, tha në një intervistë për “Money Report” se një efekt i tillë ishte i pritshëm. I pyetur nëse tregu do të reagojë pozitivisht edhe më tej, eksperti u shpreh se kjo do të varet në bazë të premtimeve të bëra nga partia fituese dhe se sa do të zbatohen ato.

“Pritshmëritë ishin që konservatorët në Gjermani do ishin aktori kryesor dhe tregjet sapo dolën exit pollet, filluan të kenë rritje dhe optimizëm. Evropa po vuan krizën e një lidershipi dhe Gjermania, si ekonomia kryesore e BE nuk ka performuar siç duhet në vitet e fundit. Është e pritshme që Gjermania dhe shpresohet që të ketë një lloj stabiliteti. Duhet parë edhe ndërtimi i koalicioneve por pasqyra është e qartë dhe optimizmi në tregjet financiare është ndjerë që në ditën e sotme. Tregjet kanë reaguar bazuar edhe në pritshmëritë që kanë dhe premtimet elektorale të partisë fituese. Nëse politika apo premtime që janë shfaqur gjatë fushatës do të gjejë zbatim, rritja do të jetë e vazhdueshme dhe tregjet do të krijojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri.”, u shpreh Vakaj.

Ai i cilësoi kërcënimet e Donald Trump për tarifa si një “taktikë” në lojën tregtare, por shtoi se në planin afatgjatë nuk janë një mënyrë e mirë për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme.

Duke u ndalur te kërcënimi i Donald Trump me tarifa, Vakaj tha se kjo është më shumë një taktikë që përdor ai, por se nuk janë një mënyrë e mirë për

Tarifat do të jenë reciproke por duke parë lëvizjet e fundit nga Trump mund të themi se ato janë taktika në lojën tregtare, të cilat po përdoren nga SHBA si një mjet presioni për të siguruar avantazh për ekonominë e vet. Në afatshkurtër tarifat mund të kenë një lloj ndikimi pozitiv në rritjen e të hyrave buxhetore por kanë edhe ndikim të konsiderueshëm në investimet kapitale. Në afatgjatë nuk janë mjeti i duhur për të ndërtuar ekonomi të qëndrueshme”, shtoi Vakaj.

Sa i përket kursit të këmbimit në vendin tonë, ai tha se në vijim nuk priten ndryshime të rëndësishme.

“Kemi vënë re që sezoni turistik nuk fillon më në qershor por është spostuar në pranverë. Në një farë mënyre ne presim që sezoni turistik të fillojë më herët, çka do ta rrisë ofertën valutore në vend. Megjithatë, me çfarë parashikojmë, nuk besoj se do të kemi ndryshime të rëndësishme në kursin e këmbimit”, tha eksperti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!