Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga vranësira të dendura të cilat në disa zona do të gjenerojnë reshje shiu ku më të dukshme paraqiten në zonat qendrore dhe jugore. Në zonat malore priten reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgë deri në 4 ballë.
Kosova
Një sistem frontal do të përfshijë pjesërisht Ballkanin duke sjellë kushte të paqëndrueshme të motit edhe në Republikën e Kosovës. Për pasojë vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë dominante, ku më të dukshme priten në zonat veriore dhe veriperëndimore gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim të reshjeve të shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e Kosovës. Në shumë akse rrugore do të kenë ngrica të theksuara temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit dhe mesditës duke u luhatur minimalja -3°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 8°C. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Maqedonia e Veriut
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëborë gjatë paradites. Më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin e Republikës së MV, por sasia e tyre do të jetë e pakët. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga -1°C minimalja deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite por forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor.
Evropa
Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Juglindore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në brigjet e Detit të zi duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë situata meteorologjike në Europën Veriore dhe atë Lindore ndërsa motit i kthjellët por i ftohtë do të mbizotërojë në gadishullin Iberik, gadishullin Apenin si edhe pjesërisht në gadishullin e Ballkanit;, situatë kjo si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale./abcnews.al

