Përdorimi i teknologjisë VAR në ligat më elitare në Europë ka shkaktuar shumë debate. Pozicione jashte loje për shkak të hundës, vija imagjinare që ndërtohet nga gjyqtarët në dhomën e VAR-it apo edhe prishja e bukurisë së lojës, janë disa nga problematikat që ajo ka sjellur. President i UEFA-s, Aleksander Ceferin tregon se ai është kundër përdorimit si dhe shpejgon idetë që bordi i UEFA-s po mendon në përdorimin e VAR.
‘’Nëse ti ke një hundë të gjatë, atëherë ti je në pozicion jashtë loje këto ditë. Vijat imagjinare që ndërtohen gjithashtu janë shumë subjektive. Do të kemi një takim shumë shpejt me gjyqtarët e kampionateve dhe propozimi jonë është që të ketë një tolerancë prej 10-20 centimetrash. Në Angli gjyqtarët ka raste që nuk e shikojnë fare VAR-in, ndërkohë në Itali një rast mund të shkojë edhe deri në 30 minuta gjykim, është një rrëmujë e vërtetë’’, tregon presidenti në një intervistë për ‘Mirror’.
‘’Unë kurrë nuk kam qenë një fans për përdorimin e VAR-it. Anësorët nuk e përdorin më flamurin, ato vetem presin, presin e presin. Lojtarët? Askush nuk feston nëse goli nuk është kontrolluar nga VAR-i, tifozët festojnë të gjithë dhe më pas ata heshtin si të kenë pësuar gol. Me shumë mundësi teknologjia do të jetë dhe në Euro 2020, pasi ekipet nuk mund të durojnë gabimet në kurrizin e tyre. Ajo që ne mund të bëjmë është vetëm përmirësimi dhe zhvillimi i përdorimit të tij’’, mbyll Ceferin. /abcnews.al