Nusha Zhuba, kërkuese në Arkivat e Vatikanit, ka treguar një zbulim interesant në lidhje me dioqezat e vjetra dhe historitë që mbartin ato.
Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, ajo foli për një material historik ku shpjegohej se Ulqini kishte pasur një dioqezë të quajtur Dioqeza e Suvaçit.
Sipas saj, aty përmendej se mes Ulqinit dhe Shkodrës ishte një qytet historik me dioqezën e vet, të ndërtuar në vitin 887.
“Më ra në një relacion i Ipeshkvit të Shkodrës i vitit 1873 dhe e mora si material historik që ta fus në kërkimet e mia pasi ishte interesante. Unë për herë të parë po dëgjoja disa dioqeza që nuk i kisha dëgjuar më përpara dhe pashë një anë historike se te arkivi sekret apostulik janë pas vitit 1100. Ky na jepte një retrospektivë të këtyre dioqezave duke filluar nga 877. E mora dhe pashë që Ulqini kishte pasur Ipeshkvinë e vet. Dioqeza e Suvaçit. Shpjegoje se mes Ulqinit dhe Shkodës ishte një qytet i vjetër antik që ka pasur dioqezën e vet, e ndërtuar në vitin 877. Na paraqet edhe dioqezë tjetër që e dimë Dioklea. Thotë që Ulqini i përket Shkodrës. Tivari i përket Shkodrës.”, tha mes të tjerash ajo.
Më tej ajo flet edhe për komplotin sllav kundër shqiptarët dhe për një plan të fshehtë në arkivën e Vatikanit.
“Në shpinën tonë, në 1886 është bërë një akord mes Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë. Ajo që më bëri përshtypje është jo marrëveshja prej 14 pikash, ishin letrat që ishin futur në dosje. 14 pikat se kanë përmendur emrin Shkodër dhe Shqipëri, por në letrat që princ Nikolla i dërgonte Selisë së Shenjtë thoshte të shkëputen urgjentisht nga Shkodra. Ai thotë të flitet gjuha sllave në të gjitha kishat. Komploti sllav ka nisur me kishën”, shtoi ajo. /abcnews.al


