Ka shënuar gati trefishin e golave në krahasim me vjet.
Anis Mehmeti është padyshim një shkëlqim I madh në futbollin anglez, dhe pritet gjerësisht që të provojë Premier Ligën pasi e fitoi statusin si yll I vërtetë në Championship.
Lojtari 24-vjeçar që do të kthehet në kombëtare nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e marsit në eliminatoret e Kupës së Botës ka realizuar 11 herë në kategorinë e dytë angleze, por beson se mund të bëjë shumë më tepër.
Në një intervistë për filialin e BBC-së në Bristol, Mehmeti deklaroi se mund ta përmirësojë me 100 për qind lojën e tij në të gjitha aspektet e profesionit.
Objektivi I tij është të jetë më I rrezikshëm në duelet një për një, për t’i siguruar epërsi numerike dhe raste të pastra ekipit të tij, Bristol Sitit.
Jo më kot, lojtari ofensiv I krahut ka vetëm një asist, ndërsa pretendon shumë më tepër.
I lindur në Londër, ai provoi fillimisht nivelet më të ulëta në Angli, dhe vjet mori kritika në sezonin e parë në Championship.
Tashmë, me 11 gola ka shumë më tepër sesa 4 që shënoi edicionin e shkuar, ndërsa mediat britanike theksojnë se ai është kthyer në një profesionist të vërtetë./abcnews.al

