Manchester United kërkon të përforcohet sa më shumë në merkaton e janarit, pasi “Djajtë e Kuq” nuk po bëjnë një sezon të mirë. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se do të ndërhyjnë në merkato, në mënyrë që të përforcohet skuadra, sidomos reparti i mesfushës.
Shumë emra po përfliten si kandidatura për United, duke filluar nga Rice e Longstaff, deri te Bruno Fernandes i Sportingut. Një emër i ri i është shtuar kësaj liste dhe bëhet fjalë për Arturo Vidal.
Mesfushori kilen duket i larguar nga Barcelona, pasi katalanasit nuk e kanë në planet e tyre dhe në janar, pritet të lëvizë. United shihet si skuadra favorite për të siguruar firmën e tij, duke parë kushtet financiare që kanë “Djajtë e Kuq”./abcnews.al