Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bushka pohon takimin me Ina Goxhajn: I këshillova të marrë avokat. SPAK nuk më thirri kurrë

schedule09:24 - 12 Shkurt, 2025

schedule 09:24 - 12 Shkurt, 2025

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka po jep shpjegime në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS për përfshirjen e saj në dosjen ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Bushka pohon se Ina Goxhaj është kushërira e saj dhe se nuk ka tentuar asnjëherë që të fshehë të vërtetën. Bushka u shpreh gjithashtu që e ka këshilluar se nëse e nevojshme të marrë një avokat.

Sipas saj, nuk është thirrur asnjëherë për t’u pyetur në SPAK.

“Sa i përket pretendimit për pengim të së vërtetës. E kam takuar vajzën në fjalë si person me të cilin kam punuar dikur dhe kam lidhje gjaku. Ina Goxhaj është kushërira e imja. E kam qetësuar duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe nëse e gjykon të nevojshme të marrë avokat. Si juriste i kam sqaruar të drejtat e saj. Vetëm kaq. Nuk e kam penguar të thotë asgjë dhe as nuk kam tentuar që të fsheh ndonjë të vërtetë se jam e para që jam e interesuar që e vërteta të zbardhet sa më parë.

E kam kritikuar kushërirën time për faktin se adresa e organizatës ku ka qenë drejtoreshë nuk ishte ndryshuar që nga 2017 dhe pse e kisha kërkuar disa herë. Nuk di çfarë ka ndodhur në prokurori apo çfarë presioni mund të ketë ndjerë kushërira ime që në deklaratat private e ka sjellë në një kontekst tjetër. Nuk jam thirrur për të rrëfyer këtë të vërtetë, kam mësuar se jam në hetim se jam në hetim nga shtypi. Nuk jam thirrur apo dëgjuar ndonjëherë apo më është dhënë mundësia të ballafaqoj komunikime të të tretëve ku përmendet emri por kur unë vetë nuk jam pjesë fare.”, u shpreh Bushka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!