Gjilani u ndërtua në verë me futbollistë të marrë nga Superiorja dhe pas tërmetit të 26 nëntorit kërkon t’u kthejë diçka pas shqiptarëve të prekur nga tërmeti. Klubi që garon në Ipko Superliga e Kosovës ka vendosur që të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave në ndeshjen më Prishtinën, të shkojnë pikërisht si donacion.
“Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura ditë më parë në Shqipëri, bordi drejtues i klubit me në krye Presidentin, z.Florim Zuka, ka vendosur që të ardhurat e të hyrave nga shitja e biletave të duelit kundër Prishtinës, të dhurohen donacion për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti tragjik i ndodhur ditë më parë në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Gjilani, në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al